ALP (Osman) Shoshi ka ndërruar jetë papritmas në moshën 10-vjeçare, ka konfirmuar familja.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot (26.02.2026) në ora 15:30, në varrezat e fshatit Kashicë të Komunës së Istogut, e Funerali niset nga shtëpia e familjes në Kashicë.
Për humbjen ka reaguar edhe Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Dardania”, ku Alpi ishte nxënës i klasës së pestë.
“Fjalët janë të pafuqishme përballë kësaj humbjeje kaq të rëndë… Prania e tij sillte gëzim, ndërsa largimi i tij ka lënë një zbrazëti të madhe në zemrat tona”, thuhet në reagimin e shkollës./Pejanefokus.net.
