Vetura godet dy këmbësorë në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë

Peja në Fokus raportoi sonte përmes Facebookit për aksident të ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, ndërsa rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, deklaroi për Peja në Fokus se: “Sot rreth orës 18:40, Policia është njoftuar për një aksident i cili ka ndodhur në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe dy këmbësorë, si pasojë e aksidentit të dy këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar nga hetuesit e aksidenteve.” /Pejanefokusvideos/Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: