Video: Përplasje ballë për ballë e 2 veturave – tre persona të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme në Banjë të Istogut.

Rastin fillimisht me video e bëri të ditur portali Peja në Fokus dhe më pas ka folur edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe rasti është duke u trajtuar./Pejanefokusvideos.

LEXO EDHE: