Viktima arrin pa shenja jete në spital pas aksidentit

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka konfirmuar se dy persona janë sjellë sot në spital si pasojë e një aksidenti trafiku, të cilin e raportoi Peja në Fokus.

Sipas njoftimit zyrtar, njëri prej tyre ka arritur pa shenja jete, ndërsa personi tjetër ndodhet në gjendje stabile, jashtë rrezikut për jetën.

“Ju informojmë se në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë sot janë sjellë dy persona si pasojë e një aksidenti. Njëri fatkeqësisht ka arritur pa shenja jete dhe është konstatuar vdekja e tij, ndërsa personi tjetër është duke u trajtuar dhe aktualisht ndodhet në gjendje stabile, jashtë rrezikut për jetën. Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit.”

Ndërkohë, Peja në Fokus mëson nga burime jozyrtare se viktima është femër, me inicialet A.K., rreth 30-vjeçare./Pejanefokus.net.

LAJMI PARAPRAK NË LINK: https://pejanefokus.net/nje-femer-humb-jeten-nga-aksidenti-ne-loxhe-te-pejes/

LEXO EDHE: