Vjedhje e pasurisë dhe shërbimeve në Pejë – 6 muaj burg dhe 300 euro gjobë

Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar me 6 muaj burg dhe 300 euro gjobë një person për 2 vepra penale.

Sipas njoftimit, kjo gjykatë me gjyqtaren e vetme Blerta Kelmendi, ka shpallur aktgjykim ndaj të pandehurit V.L për veprat penale “Marrja në posedim të pasurisë së luajtshme” dhe “Vjedhje e shërbimeve”.

Për veprën e parë, gjykata shqiptoi dënim me 6 muaj burgim, ndërsa për veprën e dytë gjobë prej 300 eurosh.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditëve nga dita e pranimit me shkrim./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: