Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në mesditë, kur një i mitur ka therur me thikë një tjetër të mitur.
Viktima ka marrë tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.
Policia njofton se: “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar – i mitur, i cili pas një mosmarrëveshjeje ka therur viktimën mashkull kosovar – i mitur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”
Rasti është cilësuar si vrasje në tentativë./Pejanefokus.net.
