Vuçetaj: Shumë shpejt arrestimi i të dyshuarve

Kryeprokurorja e Pejës, Lumturije Vuçetaj, thotë se të dyshuarit për plagosjen e së dielës në një lokal janë identifikuar, por ende nuk janë arrestuar.

Ajo, gjatë një konference përmbledhëse për vitin 2025, ka folur edhe për motivet rreth rastit të vrasjes në tentativë, ku u plagos Valon Buçuku në lokalin e tij, gjatë së dielës së 11 janarit.2026, si dhe informacionet që dihen.

“Janë siguruar pothuajse të gjitha provat dhe po punohet ngushtë me Policinë e Kosovës. Janë identifikuar tre persona, por motivi i ngjarjes ende nuk dihet, pasi viktima është duke u trajtuar në QKUK. Shumë shpejt do të dalim me informacion për arrestimin e tyre”, tha Vuçetaj./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: