Zgjidhen përfaqësuesit e komuniteteve pakicë në Pejë

Siç ka bërë të ditur sot portali Peja në Fokus, sot është mbajtur mbledhja e rregullt e seancës së parë të Kuvendit të Komunës së Pejës, ndërsa në pikat e rendit të ditës ka qenë edhe pozicionimi i pozitës së përfaqësuesve të komuniteteve.

Gjatë kësaj seance Mirzet Džogović u zgjodh nënkryetar i komunës për komunitete, ndërsa Mirsad Berisha mori detyrën e zëvëndëskryesuesit të Kuvendit Komunal.

Zgjedhjet u mbështetën nga shumica e votave të anëtarëve të Kuvendit, megjithëse përfaqësuesit e opozitës debatuan mbi zgjedhjen e nënkryetarit për komunitete./Pejanefokus.net.

Lajmi paraprak rreth ngjarjes: https://pejanefokus.net/sot-fillon-dinamika-e-2026-es-ne-kuvendin-e-pejes/

LEXO EDHE: