Zhduket një bjeshkatar në majën e Hajlës – nisin kërkimet

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës njoftoi se një bjeshkatar me inicialet C.F dyshohet të ketë rrëshqitur në kreshtën e malit Hajla, në rajonin e Pejës, dhe ka humbur kontaktin me grupin.

Operacioni po zhvillohet në bashkëpunim me ekipet e Malit të Zi, por kushtet e pafavorshme atmosferike me borë dhe dukshmëri të kufizuar po e vështirësojnë kërkimin.

“Publiku do të informohet në vazhdimësi për çdo zhvillim të ri,” thuhet në njoftim./Pejanefokus.net.

Burimi i informacionit në link: https://www.facebook.com/share/p/1GHsD5sLAu/

LEXO EDHE: