Ndahet nga jeta inspektori i Punës, Pashk Vuksani nga Peja

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare Pashk Vuksani nga Peja, inspektor në Inspektorati i Punës për rajonin e Pejës.

Rastin për Peja në Fokus e ka bërë të ditur vajza e të ndjerit, Martina, ndërsa për ceremoninë e varrimit familja do të njoftojë me kohë.

Vuksani për 24 vite me radhë shërbeu me përkushtim në Inspektoratin e Punës, duke dhënë kontribut të çmuar në zbatimin e ligjit, mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe forcimin e rendit institucional.

Ai u dallua për profesionalizëm, integritet, ndershmëri dhe përgjegjësi të lartë në çdo detyrë që mori përsipër. Gjatë karrierës së tij fitoi respektin e kolegëve, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve, duke lënë gjurmë të thella në institucion dhe në komunitet.

Përveç kontributit profesional, ai do të kujtohet si njeri me vlera të larta njerëzore dhe si babë shembullor, i përkushtuar ndaj familjes dhe shoqërisë.

Qyteti i Pejës humbi një shërbyes të devotshëm dhe një qytetar të nderuar./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: