Kusari: Sjellja e Muhaxherit reflekton qasjen e LDK-së ndaj mediave

Juristja e njohur, Flutura Kusari, ka reaguar pas sjelljes së kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit, ndaj gazetares Shpresa Hasimi të “Betimi për Drejtësi”.

Muhaxheri i kishte thënë gazetares “Ec, baju” duke i përplasur derën e veturës. Kusari e cilësoi këtë si sjellje të papranueshme dhe të rrezikshme, duke e lidhur me qasjen e LDK-së ndaj gazetareve dhe medieve.

Ajo gjithashtu tha se veprimet e opozitës dhe mungesa e respektit ndaj mediave, si nga VV ashtu edhe nga LDK, kanë kontribuar në rritjen e presionit dhe rënien e lirisë së medias në Kosovë.

Reagimi i plotë si më poshtë: 

“Para dy ditësh, gazetarja e “Betimi për Drejtësi”, Shpresa Hasimi, i parashtroi disa pyetje profesionale kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxhiri, për një çështje me interes publik.

Fillimisht, ju ftoj të gjithëve që nuk e keni parë videon, ta shihni se çfarë do të thotë një gazetare grua e përgatitur mirë, trimëreshe dhe e guximshme, të cilën një njeri me pushtet si Gazmendi nuk arrin ta intimidojë. Sjellja e Shpresës duhet të merret shembull në gazetari dhe, mua personalisht, më ka inspiru tej mase.

https://www.facebook.com/reel/2170464580157306

Së dyti, ai i drejtohet gazetares me “ec, baju” dhe ia përplas derën e veturës, demek nuk të japi ty llogari.

Sjellja e papranueshme dhe e rrezikshme e Gazmend Muhaxhirit duhet të shihet në kontekst të qasjes së LDK-së ndaj gazetarëve.

Shihni se çfarë po bën Lumir Abdixhiku, i cili me gjuhën e tij ndaj mediave, sikur të kishte më shumë pushtet, do t’ia kishte kalu edhe këtyre të VV-së. Ai poashtu është politikani që i bojkoton mediat më së shumti nga të gjithë politikanët në opozitë.

Pra, sigurisht që e mbaj VV-në përgjegjëse për rënien në indeksin e lirisë së medias, për sulmet dhe denigrimet që na i ka ba gazetarëve dhe neve aktivistëve, si dhe për frymën armiqësore që e ka ushqyer ndër vite kundër nesh.

Por tashmë jam e bindur që, sikur LDK të ishte në pushtet, do ta përdorte të njëjtin “playbook” ndaj mediave.

Shumë keq.”- tha Kusari./Pejanefokus.net/

Lajmi paraprak në link:  https://pejanefokus.net/ec-baju-kryetari-i-pejes-tensionohet-me-pyetjet-e-gazetares/

LEXO EDHE: