Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar zyrtarisht 8 raste të dhunës në familje, tre prej tyre vetëm në Rajonin e Pejë, ku ka pasur gra të lënduara dhe persona të arrestuar.
Rasti në Pejë, sipas policisë: “Pejë / 01.03.2026 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon të trajtohet në gjendje të lirë.”
Rasti në Istog, sipas policisë: “01.03.2026 – 21:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka sulmuar viktimat femra kosovare, të cilat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”
Rasti në Klinë, sipas policisë:“01.03.2026 – 21:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon të trajtohet në gjendje të lirë.”
Rastet janë duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa autoritetet vazhdojnë të bëjnë thirrje për raportimin e çdo forme të dhunës./Pejanefokus.net.
