Aktakuzë për tentim-vrasje në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj B.A., për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, më 22 dhjetor 2025, në lagjen “Jarina” të Pejës, i pandehuri dyshohet se ka shtënë pesë herë me armë zjarri ndaj U.F., duke e goditur tri herë dhe duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si më lartë. Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënoj sipas ligjit për veprat penale që i vihen në barrë.”- thuhet mes tjerash në komunikatën e Prokurorisë në Pejë./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: