Akuzohet për vrasje në Bellopojë të Pejës – Gjykata e Beogradit e dënon me 15 vjet burgim

Fondi për të Drejtën Humanitare citohet se ka njoftuar që ish-ushtari i UÇK-së, Gjelosh Krasniqi, është dënuar me 15 vjet burgim nga Gjykata e Beogradit.

Sipas pretendimeve të kësaj gjykate, ai akuzohet për vrasjen e tre civilëve dhe plagosjen e një tjetri, të gjithë serbë, më 19 qershor 1999 në Bellopojë të Pejës, transmetin Klan Kosova.

Sipas njoftimit, dënimi është shqiptuar në mungesë të të akuzuarit./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: