Arrestohet një i mitur në Deçan – kanosi babanë e tij 

Një i mitur është arrestuar në Deçan, pasi dyshohet se ka kanosur babanë e tij.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 26.02.2026 rreth orës 10:30, menjëherë pasi babë e bir ishin kthyer nga një seancë në Prokurori.

“Deçan 26.02.2026 – 10:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ndjehet i shqetësuar dhe i kanosur nga djali i tij i mitur, pasi ishin kthyer nga prokuroria ku kishin qenë në një seancë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti është cilësuar si dhunë në familje. /Pejanefokus.net

LEXO EDHE: