Arta Vokshi Nallbani riemërohet drejtoreshë e Urbanizmit në Pejë

Arta Vokshi Nallbani është riemëruar në pozitën e Drejtoreshës së Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Pejë, pas përfundimit të një mandati 4-vjeçar.

Lajmin e bëri të ditur vetë përmes rrjeteve sociale.

Ajo tha: “Sot u riemërova edhe një herë Drejtoreshë e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, pas përfundimit të një mandati 4-vjeçar plot punë dhe përgjegjësi. Falënderuese për besimin e dhënë nga Kryetari i degës së Partisë Demokratike, Z. Xhavit Haliti dhe Kryetari i Komunës, Z. Gazmend Muhaxheri. E përkushtuar që edhe në këtë mandat të vazhdoj me të njëjtin seriozitet, transparencë dhe përkushtim ndaj qytetit tonë. Puna vazhdon.”

Vokshi Nallbani ka mbajtur të njëjtin post gjatë katër viteve të kaluara, ka kandiduar për kryetare të Komunës në zgjedhjet lokale 2025 dhe më pas ishte zgjedhur asambleiste, pozicion nga i cili u tërhoq për t’u rikthyer në drejtim të Urbanizmit./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: