Bëhen 7 ditë pa energji elektrike – Banorët e Ramunit ende në pritje të KEDS-it

Banorët e rreth 10 shtëpive në rrugën “Mustaf Nimoni” të fshatit Ramun në Pejë kanë mbetur pa energji elektrike për shtatë ditë rresht pas rrëzimit të disa shtyllave nga erërat e forta.

“Problemi nuk është zgjidhur. Askush nuk është marrë me ne. Ende jemi pa energji elektrike. Nëse edhe sot nuk kryhet kjo punë, ne do të protestojmë,” thotë Adem Berisha, banor i Ramunit për Peja në Fokus.

KEDS Pejë kishte premtuar rikthimin e furnizimit më së largu të shtunën, por deri më tani sipas banorëve nuk ka pasur ndërhyrje.

Sipas zëdhënëses Bleona Dallaveraj, ekipet janë duke punuar për rregullimin e shtyllave të dëmtuara dhe rikthimi i energjisë pritet të bëhet shumë shpejt.

Ky incident nënvizon nevojën për reagim më të shpejtë të shërbimeve ndaj qytetarëve dhe monitorim të vazhdueshëm të gjendjes në terren./Pejanefokus.net.

RAPORTIMI I PEJA NË FOKUS DHE PËRGJIGJJA E KEDS-it: https://pejanefokus.net/2816-2/

LEXO EDHE: