Qendra e paraburgimit në rrugën “Demonstratat 1968”, që funksionon që nga viti 1960, ka rreth 90 shtretër dhe pesë dhoma të veçimit.
Të paraburgosurit angazhohen edhe në punë brenda qendrës, ndërsa për trajtime mjekësore sekondare dërgohen në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Një prej sfidave të sigurisë ndër vite ka qenë pikërisht transportimi i të burgosurve për trajtim jashtë qendrës.
Një rast i tillë kishte ndodhur në vitin 2015, kur një i dënuar për vrasje të rëndë, me 14 vjet burgim, ishte arratisur nga tualeti i një reparti të Spitalit të Pejës.
Ndryshe, siç pati raportuar edhe faqja Peja në Fokus, në janar të vitit 2024, ishte përmendur edhe ndërtimi i një burgu të ri në rajonin e Dukagjinit, ku sipas artikullit, drejtori i Shërbimit Korrektues, Ismail Dibrani, citohej të ketë thënë se ky burg do të përfshijë Gjakovën, Suharekën, Prizrenin, Rahovecin etj.
Deri në publikimin e këtij artikulli nuk është raportuar publikisht të ketë pasur ndonjë zhvillim, në këtë drejtim./ Peja në Fokus.net/Ju flet Peja
