‘Pro Link’ kërkon inxhinier ndërtimi – arkitekt

Kompania PROLINK LLC shpall konkurs për punësimin e një Inxhinieri të Ndërtimit / Arkitekti, i cili është pranë përfundimit të fakultetit ose i diplomuar.

Kërkesat:

• Të jetë pranë përfundimit të studimeve ose i diplomuar në Inxhinieri të Ndërtimit / Arkitekturë;

• Me ose pa përvojë pune;

• Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;

• Të jetë i përgjegjshëm, komunikues dhe i organizuar;

• Të jetë i gatshëm për punë në terren dhe në zyrë;

• Përparësi kanë kandidatët me njohuri në procedurat komunale, urbanistike dhe kadastrale.

Përgjegjësitë dhe detyrat:

Kandidati do të jetë përgjegjës për përcjelljen dhe koordinimin e procedurave teknike, urbanistike dhe kadastrale, nga faza fillestare e përgatitjes së tokës për ndërtim deri në përfundimin e projektit dhe pranimin teknik.

Detyrat kryesore përfshijnë:

• Përgatitjen dhe përcjelljen e kërkesave për kushte ndërtimore;

• Përgatitjen dhe kompletimin e dokumentacionit të kërkuar nga Drejtoria e Urbanizmit dhe institucionet përkatëse;

• Përcjelljen e procedurave deri në pajisjen me kushte ndërtimore dhe leje ndërtimore;

• Koordinimin me institucionet komunale dhe palët e përfshira në proces;

• Mbikëqyrjen dhe përcjelljen e punimeve në terren;

• Koordinimin dhe komunikimin me klientët, banorët dhe nënkontraktorët;

• Përgatitjen e ofertave, raporteve, kontratave dhe dokumentacionit teknik;

• Përgatitjen e dokumentacionit dhe materialit teknik për kërkesën për pranim teknik;

• Përcjelljen e procedurave deri në pranimin teknik të objektit;

• Përcjelljen e procedurave kadastrale pas përfundimit të ndërtimit;

• Sigurimin e dokumentacionit për kopjet e planit, fletët poseduese dhe dokumentacionin për njësitë banesore;

• Përcjelljen e të gjitha procedurave administrative, urbanistike dhe kadastrale që lidhen me projektin, nga marrja e tokës për ndërtim deri në përfundimin e procedurave dhe dokumentacionit përfundimtar të objektit.

Çfarë ofrohet:

• Ambient profesional dhe dinamik të punës;

• Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional;

• Përvojë të drejtpërdrejtë në projekte ndërtimore dhe procedura institucionale;

• Mundësi për të zhvilluar njohuri praktike në urbanizëm, ndërtim dhe kadastër;

• Pagë dhe kushte pune në përputhje me përvojën dhe angazhimin.

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në në:

Email: prolink.sale@gmail.com

Tel: +383 46 66 00 46

Lokacionihttps://maps.app.goo.gl/hQwBabwkNReRbLjg9?g_st=ic

https://www.facebook.com/share/p/18JxpeyZVD/

Afati i aplikimit: Deri me 05/09/2026.

/Pejanefokus.net/Punësohu në Pejë

LEXO EDHE: