“Siparantum” falënderon mbështetësit – ja kush janë ata

Kori me origjinë nga Peja shënoi suksese të reja ndërkombëtare në Kuala Lumpur, ndërsa në mesin e mediave që e përcollën këtë rrugëtim përmendët edhe portali i ‘Peja në Fokus’.

Kori kosovar “Siparantum”, me gjenezë nga Peja, ka shënuar së fundmi një tjetër sukses të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare, duke fituar dy medalje të arta dhe çmimin special “Creative Staging” në Kuala Lumpur të Malajzisë.

Suksesi i korit ishte raportuar edhe nga “Peja në Fokus”, ndërsa përmes një postimi në faqen zyrtare, “Siparantum” ka shprehur mirënjohje për sponsorët, mbështetësit dhe mediat që e përcollën rrugëtimin e tyre.

Në mesin e mediave të falënderuara është edhe ‘Peja në Fokus’

“Një falënderim nga zemra për të gjithë sponsorët dhe mbështetësit, që bënë të mundur rrugëtimin tonë në Kuala Lumpur, Malajzi. Mirënjohje e veçantë për të gjitha mediat shqiptare dhe artdashësit, që na përcollën, mbështetën dhe e ndanë me ne çdo hap të këtij rrugëtimi. Pa ju, ky sukses nuk do të kishte të njëjtin zë”, thuhet në reagimin e “Siparantum”.

Për “Peja në Fokus”, është kënaqësi që të kontribuojë në promovimin e talenteve dhe sukseseve që vijnë nga Peja dhe Kosova në arenën ndërkombëtare. /Pejanefokus.net./Image Of Peja/

LEXO EDHE: