Dëmtime pa fund, ndëshkime askund?

Një trup peme i prerë dhe i hedhur mbi kanalin pranë Mullirit të Haxhi Zekës në Pejë është vetëm një nga rastet e dëmtimit të aseteve publike.

Gjatë gjithë vitit janë raportuar raste të shumta të shkatërrimit të pronës publike në Komunën e Pejës, por deri më tani nuk është parë që dikush të jetë ndëshkuar për këto veprime.

Kompanitë përgjegjëse kanë dhënë sqarime vetëm kur trupat e drunjëve janë prerë nga ana e tyre, duke u thirrur në urdhëresat e Komunës së Pejës.https://pejanefokus.net/ne-peje-po-vazhdon-prerja-e-drunjeve-te-thate-dhe-te-semure/

Por, nga ana tjetër, në të shumtën e rasteve ka munguar sqarimet nëse janë marrë masa ndëshkuese për ata që pa autorizim i dëmtojnë hapësirat publike dhe asetet në kuadër të tyre.

A po mban përgjegjësi kush për këto dëmtime?

/pejanefokus.net

LEXO EDHE: