Gazetarja e Betimi për Drejtësi e pyeti kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri, lidhur me disa prona.
Ai fillimisht refuzoi të përgjigjet, por pas insistimit të gazetares, dha përgjigje, me tone të ashpra gjatë gjithë komunikimit.
Në fund, ai e përzuri gazetaren, duke i thënë: “Ec baju”.
Sjellje të ngjashme, kryetari i Pejës ka treguar edhe më herët. Ai përdori fjalor të ashpër ndaj gazetares së Nacionale, kur asamblistin Naim Bytyqi e cilësoi me terma ruralë, si dhe ndaj gazetares së Kosovapress, madje duke ia larguar mikrofonin gjatë intervistës, kur në rastin e vërshimeve patën humbur jetën një grua dhe fëmiu i saj, në lagjen “Asllan Çeshme”.
KLIKO LINKUN: https://www.facebook.com/share/v/185xhFp9pa/
Ngjarja ngre pyetje për etikën institucionale dhe mënyrën e komunikimit me median nga kryetari i komunës./Pejanefokus.net.
