Një rast i rëndë është raportuar këtë të diel nga një qytetar në Pejë, i cili ka deklaruar se i janë vjedhur para dhe gjësende me vlerë në shtëpinë e tij.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 18:30, e rasti është konfirmuar edhe nga Policia.
“Ankuesi, mashkull kosovar, ka informuar se dy persona të maskuar kishin depërtuar në shtëpinë e tij dhe kishin vjedhur para të gatshme dhe stoli ari në vlerë të konsiderueshme.”- thuhet mes tjerash në njoftimin zyrtar.
Ky rast shtë cilësuar si “vjedhje e rëndë”, ndërsa me vendim të prokurorit, hetimet vazhdojnë nga ekipet relevante policore.
Ndryshe, Peja kohëve të fundit është karakterizuar me vjedhje të ngjashme, duke përfshirë edhe grabitje në biznese, sidomos gjatë periudhave kur ka pasur më shumë qarkullim në qytet./Pejanefokus.net.
