Hoxhë Arben Ahmetaj nga Peja doktoron në Arabinë Saudite

Hoxhë Arben Ahmetaj nga Peja mbrojti me sukses doktoraturën në Universitetin e Mbretit Seud, në Rijad, në drejtimin Fikh dhe Usul.

Lajmin ai e bëri të ditur përmes rrjetit social Facebook, duke treguar se tema e tij fokusohet tek “Fikhu i Imam Ibrahim en-Neha’i dhe ndikimi i tij në medhhebin hanefij”, duke përshkruar kapitujt nga fillimi i namazit deri te përshkrimi i tij.

Ky sukses tregon përkushtimin dhe arritjet akademike të një bashkëqytetari të Pejës dhe i jep qytetit një prezencë në arenën ndërkombëtare universitare./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: