Jora Bio Shop ka hapur pikën e saj më të re në Pejë, duke sjellë një gamë të gjerë produktesh natyrale dhe të tjera për kujdesin personal.
Në Jora Bio Shop mund të gjeni çajra natyralë dhe bimorë, lloje të ndryshme të mjaltit dhe përzierje të tij, vaj të farës së zezë, vaj të farave të kungullit, vajra të tjerë, kremra dhe serume për fytyrë, produkte për dobësim apo shtim në peshë, si dhe parfuma për femra dhe meshkuj.
Sipas biznesit, produktet e ofruara janë origjinale dhe cilësore, ndërsa për blerjet mbi 30 euro, klientët përfitojnë një dhuratë falas.
Jora Bio Shop gjendet në rrugën për te Stacioni i Autobusëve, përballë Buqukut, dhe është e hapur çdo ditë nga 08:00 deri në 22:00.
Biznesin mund ta gjeni edhe në rrjetet sociale, në Instagram @jorabioshop dhe në Facebook Jora Bio Shop.
Jora Bio Shop – Pejë ju mirëpret! /Pejanefokus.net/Peja Biznes/
