Atleti i ri nga Peja, Arlind Nikçi, ka shënuar rezultat të mirë në garën “Prishtina Marathon 2026”, të mbajtur të dielën e 20 shtatorit, duke u renditur në vendin e 7-të nga 221 atletë.
Nikçi e përfundoi garën me kohë 19 minuta e 16 sekonda, duke shënuar një përmirësim të dukshëm krahasuar me pjesëmarrjen e tij të vitit të kaluar.
Në edicionin e kaluar, ai kishte përfunduar në vendin e 16-të, me kohë 22 minuta e 33 sekonda.
Për këtë ngjarje kishte raportuar edhe platforma Peja në Fokus. https://www.facebook.com/share/p/1EynQKVHCK/
Kështu, Arlindi këtë vit jo vetëm që e përmirësoi kohën për 3 minuta e 17 sekonda, por u ngjit edhe 9 pozita më lart në renditje.
Rezultati i tij është një tjetër paraqitje pozitive e një prej atletëve të rinj nga Peja, që po vazhdon të përmirësojë rezultatet e tij në garat e atletikës./Pejanefokus.net/Sport/
