Në IAAP “Rifat Gjota” në Pejë është shënuar Dita pa Vetura – 22 Shtator, përmes një aktiviteti të përgatitur dhe prezantuar nga nxënësit.
Në aktivitet morën pjesë me prezantime nxënësit Ylli Morina, Kledi Gashi, Dafina Hasanaj dhe Eronesa Deskaj, të cilët trajtuan rëndësinë e lëvizjes së qëndrueshme, uljes së ndotjes së ajrit dhe krijimit të një mjedisi më të shëndetshëm.
Mesazhi i tyre ishte: “Lëviz më shumë, ndot më pak dhe bëje qytetin më të mirë për të gjithë.”
Aktiviteti synoi të rrisë ndërgjegjësimin e komunitetit shkollor për mbrojtjen e mjedisit dhe mënyrat alternative të lëvizjes. /Pejanefokus.net /Ju flet Peja/
