JU FLET PEJA | 5 ditë, dhjetëra ngjarje – kjo ishte java në Pejë

‘Peja në Fokus’, përmes platformave të saj, gjatë javës së tretë të shtatorit 2026 ndoqi nga afër zhvillimet në Pejë dhe rajon, monitoroi ngjarjet edhe nga distanca dhe raportoi për çështje me interes publik.

Në kuadër të rubrikës “Ju flet Peja”, sjellim të përmbledhura ngjarjet kryesore të javës, nga e hëna deri të premten.

Më poshtë gjeni ngjarjet e raportuara nga ‘Peja në Fokus’ gjatë kësaj jave:


E hëna në Fokus

E hëna në Pejë nisi me mot pjesërisht me re.

https://www.facebook.com/share/p/1cmUAHWK1s/

Dita e parë e javës nisi me ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të rajonit të Pejës, nga ora 09:00 deri në 17:00.

https://www.facebook.com/share/p/18sTi4hkbK/

Një person ka vdekur të dielën mbrëma në Pejë, derisa ishte duke marrë tretman mjekësor.

https://www.facebook.com/share/p/1MAV2nR15n/

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Pejë me ashensor jofunksional – Objekti përbëhet nga përdhesja dhe dy kate të tjera, ku ofrohen shërbime.

https://www.facebook.com/share/p/1DrR1goQ6u/

Pas dy javësh mosaktiviteti, të hënën u rihap ambulanta e fshatit Poqestë. Mbyllja ishte paralajmëruar deri më 14 shtator për shkak të pushimit të stafit.

https://www.facebook.com/share/p/1Hq4x25NnQ/

Një aksident i pazakontë trafiku raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Eliot Engel” në Pejë.

https://www.facebook.com/share/p/1Hir3z8Jhm/

Katërrotëshat, aksidentet që po marrin jetë në rajonin e Pejës.

https://www.facebook.com/share/p/1XLddXZEKZ/


E marta në Fokus

E marta në Pejë nisi me një mot ndryshe nga dita e parë e javës.

https://www.facebook.com/share/p/17jfnAbPWh/

Në ditën e dytë të javës pati ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike në disa zona të Pejës dhe Istogut.

https://www.facebook.com/share/p/19KnYmPqrY/

Policia në Pejë shqiptoi masa ndaj dy shoferëve të autobusëve, pasi ata janë evidentuar duke qarkulluar në shiritin e kundërt në rrugën “Agim Binak Qelaj”.

https://www.facebook.com/share/p/19cFQLZBeb/

Një person i raportuar si i zhdukur është gjetur pa shenja jete në fshatin Zajm të Klinës.

https://www.facebook.com/share/p/1EvNGb3Q51/

Në Pejë u ngrit flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), një ditë para shpalljes së vendimit për katër ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

https://www.facebook.com/share/r/19VEJomYDF/

Shkolla “Haxhi Zeka” në Zahaq të Pejës u ka bërë thirrje prindërve të mos hyjnë në klasa apo në objekt gjatë procesit mësimor.

https://www.facebook.com/share/p/1FmxdtMWX8/

Pas vendimit të Myftiut të Kosovës për vendosjen e flamujve të UÇK-së në xhamitë e vendit, ndër të parat që minaren e saj e mbështolli me këtë flamur ishte xhamia e fshatit Lybeniq në Komunën e Pejës.

https://www.facebook.com/share/p/1Bn8tD8vVU/

Vendimit të Myftiut Tërnava për vendosjen e flamujve me shkronjat e UÇK-së iu bashkuan edhe xhamia e Zahaqit dhe ajo e lagjes “Dardania”.

https://www.facebook.com/share/r/1DpowjDMQm/


E mërkura në Fokus

Të mërkurën, Çarshia e Gjatë e Pejës u zgjua me flamuj që bartin shkronjat e UÇK-së, në shenjë solidarizimi dhe mbështetjeje për katër ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

https://www.facebook.com/share/p/18FZctSyCT/

Në këtë ditë, Peja u karakterizua me mot me diell.

https://www.facebook.com/share/p/1EYdaHWkdL/

Edhe Peja organizoi ndjekjen përmes ekranit të seancës së shpalljes së vendimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, nga sheshi i qytetit.

https://www.facebook.com/share/p/1JPxoV2s46/

Pejanët u mblodhën në qendër të qytetit dhe së bashku ndoqën shpalljen e vendimit nga gjykata në Hagë.

https://www.facebook.com/share/p/1RvDWSezTE/

Nga Haga u dha lajmi për dënimin e katër ish-krerëve të UÇK-së, të cilëve së bashku iu shqiptuan 81 vite burgim.

https://www.facebook.com/share/p/1GYJAxXrZD/

Komuna e Pejës e shtyu për të hënën konsultimin publik për projektbuxhetin, për shkak të seancës në Hagë.

https://www.facebook.com/share/p/1Dh3y23sMp/

Një bjeshkatare 61-vjeçare nga SHBA-ja është shpëtuar në Gjeravicë, pasi kishte humbur orientimin për shkak të mjegullës së dendur.

https://www.facebook.com/share/p/1Biq1a3Vqz/


E enjtja në Fokus

E enjtja në Pejë nisi me mot pothuajse të kthjellët.

https://www.facebook.com/share/p/1FuATtp6BQ/

Në këtë ditë, nga ora 10:00 deri në 15:30, pati ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të Pejës.

https://www.facebook.com/share/p/19RskEp5QU/

Prokuroria Themelore në Pejë ngriti aktakuzë ndaj një personi dhe një operatori ekonomik, nën dyshimin për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik dhe falsifikim të dokumentit, lidhur me një procedurë tenderimi të zhvilluar nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë për furnizim me libra të protokollit.

https://www.facebook.com/share/p/198wzwGJCe/

Shkolla fillore “Hil Mosi” në Jabllanicë të Vogël njoftoi për ndarjen nga jeta të arsimtares së historisë, Afrodita Azem Sefaj.

https://www.facebook.com/share/p/1F2dv8NqQz/

KRU “Hidrodrini” u ka bërë thirrje banorëve të B.T. “Jarina” në Pejë që të realizojnë sa më shpejt kyçjet brendapërbrenda shtëpive në rrjetin e ri të ujësjellësit.

https://www.facebook.com/share/p/19Qxt2ifMJ/

Spitali i Pejës reagoi pasi u përmend aktakuza lidhur me tenderin për librat e protokollit, duke sqaruar se ky institucion nuk është subjekt i aktakuzës.

https://www.facebook.com/share/p/1aibRXbMpk/

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave të tjerë, nën dyshimin për vepra penale që lidhen me narkotikë dhe armë.

https://www.facebook.com/share/p/1KUaSZpQAF/

Llumi i madh i kubëzave të hedhura në trotuar, afër stadiumit të qytetit në Pejë, u largua pas raportimit të “Peja në Fokus”.

https://www.facebook.com/share/p/1C9wCpoS7P/

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Pejë u ka bërë thirrje qytetarëve të Pejës që t’i bashkohen protestës së nesërme në Prishtinë.

https://www.facebook.com/share/p/184orzSA9e/

Një veteran i luftës së UÇK-së nga Peja reagoi pas vendimit dënues ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

https://youtu.be/d-4htx3rE0A?si=2JzgGIiEj1zPZLbb


E premtja në Fokus

E premtja në Pejë nisi me mot pjesërisht me re gjatë paradites, ndërsa rreth mesditës moti ishte me qiell të vranët.

https://www.facebook.com/share/p/18D1auKG4p/

Gjatë kësaj dite pati ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike në disa fshatra të Pejës, Istogut, Klinës dhe Deçanit.

https://www.facebook.com/share/p/1CbaigxCY7/

Kryetari i veteranëve të luftës në Pejë, Gazmend Syla, bëri thirrje që pjesëmarrësit e protestës së të premtes në Prishtinë të marrin pjesë pa maska në fytyrë.

https://www.facebook.com/share/p/1HRDFSt8x2/

Berberi pejan përfaqëson Kosovën në BBXPO në Bruksel.

https://www.facebook.com/share/p/1BxFhBZNCm/

Qytetarët, në forma të ndryshme, morën rrugë drejt protestës së sotme në Prishtinë. (VIDEO)

https://www.facebook.com/share/v/1F41phZu2b/

Qindra qytetarë iu përgjigjën protestës së OVL-UÇK-së në Prishtinë, mes tyre edhe pjesëmarrës nga Peja.

https://www.facebook.com/share/r/1BwrYiYuiD/

Një bodrum i një shtëpie është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 12:25, në rrugën “Varrezat e Kakariqit” në Pejë.
https://www.facebook.com/share/p/1QimBabR8C/

Protesta e Lugut të Leshanit përfundon me marrëveshje.
https://pejanefokus.net/protesta-e-lugut-te-leshanit-perfundon-me-marreveshje/


Një javë që foli për Pejën

Kjo javë solli në fokus një sërë ngjarjesh që prekën drejtpërdrejt jetën e qytetarëve – nga energjia elektrike, shërbimet shëndetësore dhe uji, te rastet policore, siguria në trafik, zhvillimet institucionale dhe ngjarjet që lidhën Pejën me zhvillimet në Hagë e Prishtinë.

“Ju flet Peja” i mbledh këto zhvillime në një pasqyrë të vetme, për t’ju sjellë lexuesve atë që ishte më e rëndësishme gjatë javës./Pejanefokus.net/Ju flet Peja/

Peja flet. Ne e përcjellim.

LEXO EDHE: