“Myezini i të gjitha xhamive të Pejës”: Haxhi Muhameti dhe 81 Ramazanet e tij

Haxhi Muhamet Qehaja nga Peja, i cili ndërroi jetë rreth vitit 2019 në moshën 92-vjeçare, ishte një nga të moshuarit më të njohur dhe të respektuar që frekuentonte xhamitë e qytetit.

Ai kishte nisur të agjëronte që në moshën 10-vjeçare dhe, sipas rrëfimeve të tij, gjatë jetës kishte agjëruar gjithsej 81 Ramazane.

Prej tyre, 30 Ramazane i kishte agjëruar në Gjermani, ku kishte jetuar dhe punuar për rreth tri dekada.

Haxhi Muhameti njihej nga shumë pejanë edhe për praninë e tij në xhamitë e qytetit. Mes tyre ishte krijuar edhe një emërtim i veçantë për të – “myezini i të gjitha xhamive të Pejës”, pasi në xhamitë që frekuentonte shpesh i jepej përparësi për ta thirrur ikametin.

Një pejan që la pas kujtime të veçanta te shumë prej atyre që e njohën. /Pejanefokus.net/Image OF Peja/

LEXO EDHE: