Të mërkurën, Gjykata Speciale në Hagë shpalli aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke i dënuar me gjithsej 81 vjet burgim. Vendimi ka ngjallur reagime të ndryshme, ndërsa rëndë e ka përjetuar edhe veterani i UÇK-së nga Peja, Sezai Belegu.
Belegu, i cili gjatë luftës ishte i plagosur, tha se vendimi e ka tronditur atë dhe familjarët e tij.
“E kemi ujitur tokën e Kosovës me gjakun tonë, me mundin tonë, për lirinë e vendit”, tha Belegu në një intervistë për emisionin “Ora 7”, me korrespondentin e Klan Kosovës, Valdrin Daci.
KLIKO KËTU VIDEO-INTERVISTËN: https://youtu.be/d-4htx3rE0A?si=2JzgGIiEj1zPZLbb
Ai bëri thirrje për qetësi pas vendimit dhe që institucionet e Kosovës të angazhohen në procesin e apelimit.
“Mesazhi nuk është për të bërë trazira. Ne kemi luftuar që Kosova të jetë e qetë dhe njerëzit të punojnë e të shkojnë në shkollë”, u shpreh Belegu. /Pejanefokus.net/Pejanefokusvideos/
