Në Pejë është promovuar sot, 11 shtator 2026 monografia shkencore “Shëndeti dhe Mirëqenia e Fëmijëve të Moshës Shkollore të Komunës së Pejës”, me autore fizioterapisten dhe magjistren e Menaxhmentit Shëndetësor, Doruntina Kabashi, e cila paraqet rezultatet e një projekti në kuadër të të cilit janë ekzaminuar 2,744 nxënës të moshës shkollore në Komunën e Pejës.
Sipas librit, nga ekzaminimet janë evidentuar probleme të ndryshme shëndetësore, ndër të cilat më të shpeshtat ishin problemet e shëndetit oral, çrregullimet posturale, problemet e këmbëve, çrregullimet e shikimit dhe ndryshimet në peshën trupore.
“Përmes kësaj pune është propozuar edhe një model për ekzaminime më të organizuara dhe sistematike të fëmijëve të moshës shkollore në nivel vendi, me bashkëpunim ndërmjet institucioneve shëndetësore, arsimore dhe komunale.
“Shpresoj që kjo nismë e imja të arrijë synimin e saj, që është standardizimi dhe institucionlizimi i ekzaminimeve shëndetësore të nxënësve në nivel të Republikes së Kosovës. E që do të ishte një reformë dhe qasje e re në shëndetësi dhe në përputhje me vendet ndëkombetare ku një sistem i tillë ekziston”- tha për portalin Pejanefokus.net, autorja Kabashi.
Puna e realizuar në Pejë synon të shërbejë si përvojë për një qasje më të qëndrueshme në identifikimin e hershëm të problemeve shëndetësore te fëmijët.
Ndryshe, siç pati raportuar platforma “Peja në Fokus”, gjatë mujave mars–qershor 2025, në Pejë u zhvillua projekti “Shëndeti dhe Mirëqenia e Nxënësve të Komunës së Pejës”, ku u ekzaminuan 1933 nxënës të shkollave fillore, duke përfshirë edhe komunitetet rom, ashkali, egjiptian, boshnjak dhe goran./Pejanefokus.net/Ju flet Peja/
Kliko lajmin paraprak që lidhet me këtë ngjarje:
https://www.facebook.com/photo/?fbid=1429021542562435&set=a.359942399470360
