Një artefakt metalik nga rrënojat e Kullave Binjake në New York ndodhet në memorialin “Kujtim dhe Miqësi”, pranë Urës së Gurit në Pejë.
Në vitin 2022, në këtë lokacion u vendos memoriali në kujtim të viktimave të sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

Ceremonia e përurimit u mbajt në ora 14:46, që përkon me orën 08:46 në New York, momentin kur aeroplani i parë goditi Kullën Veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë.
Peja në Fokus e kishte transmetuar këtë ngjarje, duke sjellur pamje nga afër.
KLIKO VIDEON E CEREMONISË NË LINK: https://www.facebook.com/share/v/1BuTF3dVxs/
Sulmet e 11 Shtatorit shkaktuan mijëra viktima dhe mbeten një nga ngjarjet më tragjike të historisë moderne. /Pejanefokus.net/Image OF Peja/
