Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, Taulant Kelmendi, ka reaguar pas ceremonisë së varrimit të Ratko Mlladiqit, të udhëhequr nga Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.
Kelmendi ka kritikuar deklaratat e Porfirijes gjatë ceremonisë, duke i cilësuar si “të turpshme dhe të papranueshme”, ndërsa ka ngritur pikëpyetje për raportet e tij me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.
https://www.facebook.com/share/p/1HvHNStRqh/
Në postimin e tij, Kelmendi ka publikuar edhe një fotografi ku shihen Muhaxheri dhe Porfirije, duke pretenduar se fotografia është realizuar para rreth dy muajsh.
Ai thekson gjithashtu se kjo nuk është hera e parë që Muhaxheri është parë në krah të Patriarkut.
Kmendi e ka sfiduar Muhaxherin që të japë një qëndrim publik pas ceremonisë së Mlladiqit dhe të distancohet nga Porfirije.
Nga ana tjetër, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk është parë ndonjë reagim i kryetarit Gazmend Muhaxheri. /Pejanefokus.net/Ju flet Peja/
