Prokurori pejan drejt avancimit në Zyrën e Kryeprokurorit

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Ersan Qavolli, është propozuar për avancim në pozitën e prokurorit në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, pasi në intervistën e zhvilluar sot është vlerësuar me 85 pikë.

Komisioni për Transferimin dhe Avancimin e Prokurorëve të Shtetit ka zhvilluar sot intervistat për dy pozitat e prokurorit në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Për këto pozita kanë aplikuar dy kandidatë, prokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Ersan Qavolli, dhe prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Veton Shabani.

Pas përfundimit të intervistave, Shabani është vlerësuar me 88.6 pikë, ndërsa Qavolli me 85 pikë.

Megjithatë, Komisioni ka vendosur që të dy kandidatët të propozohen në Këshillin Prokurorial të Kosovës për dy pozitat e shpallura.

Nëse Këshilli Prokurorial i Kosovës e miraton avancimin, Qavolli do të kalojë nga Prokuroria Themelore në Pejë në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, duke ushtruar funksionin e prokurorit në nivelin qendror të sistemit prokurorial.

Pra, Qavolli ende nuk është avancuar përfundimisht, pasi vendimi final i takon Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Procesi i intervistimit është zhvilluar në përputhje me kriteret dhe procedurat e përcaktuara, ndërsa është monitoruar edhe nga përfaqësues të shoqërisë civile. /Pejanefokusnet/Ju flet Peja/

LEXO EDHE: