Nga Cerce e Kliçina, te Loxha e Pogragja – disa aksidente të rënda të raportuara gjatë gushtit dhe fillimit të shtatorit përfunduan tragjikisht, në territorin e Rajonit të Pejës, në një periudhë brenda pak ditësh.
Rajoni i Pejës dhe zonat përreth janë përballur gjatë javëve të fundit me disa aksidente të rënda trafiku. Në disa prej tyre, fillimisht u raportuan persona të lënduar, por ditë apo javë më vonë u konfirmuan edhe viktima.
Aksidenti fatal në Cercë
Më 1 shtator, në fshatin Cercë, kishte ndodhur një aksident trafiku, i cili përfundoi me humbjen e jetës së një personi.
https://www.facebook.com/share/p/1DqX5iJEob/
Një viktimë në Kliqinë
Mëngjesin e 18 gushtit, në rrugën Pejë–Prishtinë, në Kliqinë, ishte raportuar një aksident i rëndë trafiku. Si pasojë e aksidentit, një person humbi jetën.
https://www.facebook.com/share/p/19ucLxeVJz/
Nga aksidenti në Loxhë, te humbja e jetës jashtë Kosovës
Po më 18 gusht, një tjetër aksident ishte raportuar në rrugën e Loxhës, ku fillimisht ishin raportuar dy persona të lënduar.
Por rasti mori një kthesë tragjike më 5 shtator, kur u raportua se njëri nga të lënduarit kishte ndërruar jetë gjatë trajtimit në një spital jashtë Kosovës, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra në aksident.
https://www.facebook.com/share/p/197ZvuaFQc/
Aksidenti në Pogragjë përfundoi me viktimë
Më 14 gusht, në fshatin Pogragje të Klinës, ishin përplasur dy vetura dhe një kamionetë. Fillimisht ishin raportuar së paku gjashtë persona të lënduar.
Më 29 gusht, megjithatë, u raportua se njëri nga të lënduarit kishte ndërruar jetë, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.
https://www.facebook.com/share/p/17kn384Fxx/
I riu nga Deçani nuk u mbijetoi plagëve
Më 19 gusht u raportua edhe vdekja e një të riu nga Deçani, i cili nuk kishte arritur t’u mbijetonte plagëve të marra në një aksident trafiku të ndodhur disa ditë më herët në rajonin e Prizrenit.
https://www.facebook.com/share/p/1aoGHyaZx8/
Pesë raste, pesë histori të rënda
Pesë aksidente të raportuara në javët e fundit patën një përfundim të përbashkët – humbjen e jetëve njerëzore.
Këto raste tregojnë se pas raportimit fillestar për një aksident, historia jo gjithmonë përfundon aty. Në disa raste, ditë apo javë më vonë, lajmi ndryshon nga “të lënduar” në “viktimë”./Pejanefokus.net/Ju flet Peja/
“Ju flet Peja” – një përmbledhje e ngjarjeve që kanë shënuar ditët e fundit në rajon.
