Në një kohë kur bizneset private në Kosovë përballeshin me vështirësi të mëdha, në Pejë nisi një rrugëtim që do të zgjaste për më shumë se tri dekada.
Ishte viti 1994 kur familja Kuraja hapi Marketin “Freshi”. – Biznesi vazhdoi veprimtarinë deri në vitin 1999, kur lufta në Kosovë ndërpreu aktivitetin e shumë bizneseve.
Pas luftës, rikthimi në treg nuk ishte i lehtë. Por familja Kuraja vendosi ta vazhdojë rrugëtimin e nisur disa vite më parë.
Me kalimin e viteve, “Freshi” u zgjerua nga një market në një rrjet pikash në zona të ndryshme të Pejës.
Sot, marketet “Freshi” janë të pranishme në disa pjesë të qytetit, përfshirë Sheshin “Skënderbeu” te tuneli, Karagaq, Dardani, Stacionin e Autobusëve dhe Lagjen e Spitalit.
Zgjerimi ka vazhduar edhe me pika të reja, ndër to edhe ajo në rrugën “Bekim Berisha”, pranë Lumbardhit, në hapësirën afër ish-tregut të gjelbër.
Përgjatë viteve, pjesë e ofertës së “Freshit” kanë qenë produktet vendore dhe ndërkombëtare, aksionet e ndryshme dhe shërbimi ndaj konsumatorëve.
Por historia e këtij biznesi nuk është vetëm histori e zgjerimit. Është edhe histori e një biznesi familjar që ka kaluar nëpër periudha të vështira, nga vitet e ’90-ta, lufta dhe paslufta, deri te sfidat e tregut modern dhe periudha e pandemisë.
Më shumë se 30 vite më vonë, “Freshi” vazhdon të jetë pjesë e jetës së përditshme të qytetarëve të Pejës.
Nga një market i hapur në vitin 1994, në një rrjet që vazhdon të zgjerohet.
Freshi – një biznes që nuk u ndal./Pejanefokus.net/Peja Biznes/
Peja Biznes – histori të bizneseve që janë bërë pjesë e qytetit.
