Paralajmëron Hidrodrini: Shtatori, muaj i çkyçjeve në rajonin e Pejës

KRU “Hidrodrini” ka paralajmëruar se gjatë muajit shtator do të nisë çkyçja e konsumatorëve me borxhe mbi 300 euro.

Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve që t’i rregullojnë me kohë obligimet, duke ofruar mundësinë e riprogramimit të borxhit dhe pagesës me këste.

“Hidrodrini” kërkon që konsumatorët të veprojnë para çkyçjes, në mënyrë që të shmangin edhe shpenzimet shtesë për rilidhje.

“Mos prit inspektorët – vepro me kohë!”, thuhet në njoftimin e kompanisë. /Pejanefokus.net./Ju flet Peja/

LEXO EDHE: