Gjenerata e pandemisë nis klasën e parë në Pejë

Mes rreth 1,100 filloristëve që këtë vit nisën shkollën në Pejë janë edhe fëmijët e lindur në vitin 2020, në kohën kur pandemia e COVID-19 kishte ndryshuar jetën e përditshme.

Sot, më 1 shtator 2026, në Pejë nisi viti i ri shkollor 2026/2027, ndërsa për rreth 1,100 fëmijë kjo ishte një ditë e veçantë – dita e tyre e parë në shkollë.

Mes tyre janë edhe fëmijët e lindur në vitin 2020, në periudhën kur pandemia e COVID-19 kishte prekur Kosovën dhe mbarë botën. – Në atë kohë, ata ishin foshnje ose sapo kishin ardhur në jetë.

Vitet e para të jetës së tyre u zhvilluan në një periudhë të pazakontë, kur pandemia ndryshoi përditshmërinë e familjeve dhe të gjithë shoqërisë.

Gjashtë vite më vonë, ata janë tashmë filloristë.

Me çanta në shpinë, libra të rinj dhe emocione, sot hynë për herë të parë në klasat e tyre në shkollat e Pejës.

Për prindërit, kjo ditë solli emocionet e një momenti të rëndësishëm në jetën e fëmijëve të tyre, ndërsa për vogëlushët nisi një rrugëtim i ri që do të zgjasë për shumë vite.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Arsimit në Pejë, 1,100 nxënës këtë vit kanë nisur klasën e parë, ndërsa gjithsej në arsimin parauniversitar në Komunën e Pejës janë 14 mijë e 872 nxënës, nga klasa e parë deri në klasën e 12-të.

Kështu, për këtë gjeneratë, rrugëtimi nga vitet e para të jetës në kohën e pandemisë deri te dita e parë e shkollës u bë realitet sot:Nga pandemia, në klasën e parë./Pejanefokus.net/Ju flet Peja/

Kliko në link, lajmin paraprak për ngjarjen: 
https://pejanefokus.net/ne-peje-nis-viti-i-ri-shkollor-2026-2027/

LEXO EDHE: