Kërkohet menaxher marketingu dhe i shitjes së banesave

PROLINK L.L.C. SHPALL KONKURS PUNE

POZITA: MENAXHER I MARKETINGUT DHE SHITJES SË BANESAVE

ProLink L.L.C. kërkon të punësojë një kandidat për pozitën Menaxher i Marketingut, i cili do të angazhohet në zyrën e shitjes së kompanisë me fokus në marketingun, promovimin dhe shitjen e banesave.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

• Hartimi dhe zbatimi i strategjive të marketingut për promovimin e projekteve të kompanisë;

• Promovimi dhe prezantimi i banesave para klientëve potencialë;

• Bashkëpunimi me ekipin e shitjes për realizimin e objektivave;

• Menaxhimi i reklamave dhe promovimeve në rrjetet sociale;

• Komunikimi dhe përcjellja e kërkesave të klientëve;

• Analizimi i tregut dhe identifikimi i mundësive të reja për shitje;

• Përgatitja e raporteve për aktivitetet e marketingut dhe shitjes.

Kualifikimet e kërkuara:

• Të ketë të përfunduar Bachelor në Marketing, Menaxhment, Biznes ose fushë të ngjashme;

• Përvoja në marketing dhe shitje përbën përparësi;

• Aftësi të mira komunikuese, prezantuese dhe negociuese;

• Njohuri në marketing digjital dhe rrjete sociale;

• Aftësi për punë në ekip dhe përgjegjshmëri në kryerjen e detyrave;

• Njohja e gjuhës angleze përbën përparësi;

• Patentë shoferi, kategoria B, përbën përparësi.

Çfarë ofrohet:

• Ambient profesional dhe dinamik të punës;

• Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional;

• Pagë konkurruese;

• Bonuse dhe stimulime në bazë të rezultateve të arritura.

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në në: Email: prolink.sale@gmail.com

Tel: +383 46 66 00 46

Lokacionihttps://maps.app.goo.gl/hQwBabwkNReRbLjg9?g_st=ic

Afati i aplikimit: Deri me 10/09/2026. /Pejanefokus.net/Punesohunepeje

LEXO EDHE: