Kryetarë të disa komunave të Kosovës, në mesin të cilave edhe Peja, protestuan sot në Prishtinë, duke kërkuar nga Qeveria respektimin e kompetencave komunale dhe mbështetje më të madhe financiare.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, tha se komunat nuk po kërkojnë privilegje, por zbatimin e të drejtave që u garantohen me Kushtetutë dhe ligj.

Shtatë kërkesat e komunave janë:
Kompensimi i obligimeve financiare nga kontratat kolektive.
Mbulimi i kompensimit retroaktiv prej 0.5% për përvojën e punës.
Rishikimi i kritereve të grantit specifik për arsim.
Ndalimi i centralizimit dhe respektimi i kompetencave komunale.
Përgjegjësi institucionale për humbjen e mbështetjes financiare nga BE-ja dhe uljen e Grantit të Performancës.
Kompensimi i dëmeve nga vërshimet dhe fatkeqësitë natyrore që nga viti 2022. /
Krijimi i grantit të katërt për investime kapitale. /Pejanefokus.net/
Kliko lajmin paraprak rreth ngjarjes: https://pejanefokus.net/komunat-e-rajonit-te-pejes-gati-per-proteste/
