Tri ngjarjet që shënuan ditën e tretë të javës në Pejë

E mërkura e 2 shtatorit 2026 – Dita e tretë e kësaj jave, solli disa ngjarje në rajonin e Pejës, mes tyre dy aksidente trafiku dhe një zjarr në Lybeniq, nga ku pati së paku 5 të lënduar, si dhe u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.

Vetaksident në qendër të Pejës

Një veturë është vetaksidentuar në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në qendër të qytetit, duke përfunduar në një lokal kozmetike.

Nga aksidenti, së paku dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë trajtuar nga ekipet mjekësore. Sipas Policisë, fatmirësisht nuk ka pasur kalimtarë të lënduar.

Për rastin raportoi me pamje nga vendi i ngjarjes faqja Peja në Fokus:  https://www.facebook.com/share/v/1Asw72ZYaX/

Tre të lënduar në Tomoc

Një tjetër aksident ka ndodhur në aksin Gurakoc–Istog, në fshatin Tomoc, ku janë përfshirë dy vetura. Njëra prej tyre ka përfunduar e rrokullisur.

Si pasojë, së paku tre persona kanë pësuar lëndime, ka konfirmuar Policia në Pejë.

Për rastin raportoi me pamje nga vendi i ngjarjes faqja Peja në Fokus: 
https://www.facebook.com/share/v/19D9GoT3WL/

Zjarr në Lybeniq

Zjarrfikësit kanë intervenuar edhe në fshatin Lybeniq, ku zjarri ka përfshirë një pjesë të hapësirës së hapur dhe një objekt në pronësi private.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga hedhja e një cigareje në natyrë, ndërsa në objekt raportohet se kishte pajisje.

Për rastin raportoi me pamje nga vendi i ngjarjes faqja Peja në Fokus:
 https://www.facebook.com/share/v/1CYL3HLxoc/

Këto ishin disa nga ngjarjet që karakterizuan ditën e tretë të kësaj jave në rajonin e Pejës. /Pejanefokus.net/Ju flet Peja/

LEXO EDHE: