Xhamia e Lybeniqit të Komunës së Pejës, e cila ndodhet në një nga pjesët kryesore të këtij fshati u ndërtua në vitin 1755 nga mjeshtër popullorë shqiptarë.
Sipas pllakës e cila ndodhet e vendosur në oborrin e saj, pranë hyrjes, ndërtesa nuk e ruan gjendjen e saj fillestare, pasi gjatë rindërtimit në vitin 1985 ka pësuar transformime të konsiderueshme.

Për këtë arsye, gjendja aktuale e monumentit nuk përputhet plotësisht me formën e tij burimore.
Ky monument sakral islam ka rëndësi të veçantë historike për shqiptarët e kësaj ane.
Gjatë luftës së fundit në Kosovë, xhamia shërbeu si vendstrehim për shumë shqiptarë që ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre.
Në vitin 1999, gjatë luftës, ushtria serbo-sllave e dogji tërësisht xhaminë.
Pas përfundimit të luftës, ajo u restaurua dhe vazhdoi të jetë në funksion të komunitetit.
Përveç ceremonive fetare, në këtë objekt zhvillohen edhe aktivitete të tjera në interes të banorëve të Lybeniqit. /Pejanefokus.net/Image OF Peja/
