Ju flet Peja me pesë ditë e dhjetëra ngjarje në Fokus

Nga tragjedia në Potërq të Klinës, protestat në Luginën e Leshanit e ndërprerjet e ujit e energjisë, te zhvillimet në arsim, vendimet institucionale, aksidentet dhe ngjarjet që prekën drejtpërdrejt qytetarët – këto janë raportimet kryesore të javës nga Peja dhe rajoni.

Dhjetëra ngjarje dhe raportime u shënuan gjatë pesë ditëve të kësaj jave në Pejë dhe rajonin e saj.

Për këto zhvillime, Peja në Fokus raportoi gjatë gjithë javës, duke sjellë informacione të konfirmuara, ngjarje nga terreni, njoftime institucionale dhe çështje me interes për qytetarët.

Në rubrikën “Ju flet Peja”, po i përmbledhim të gjitha raportimet kryesore nga e hëna deri të premten.


E HËNË NË FOKUS

Java nisi me një ngjarje tragjike në Potërq të Klinës, ku një vëlla dyshohet se i vuri flakën krevatit të motrës së tij, e cila ishte e palëvizshme, ndërsa dyshohet se kreu edhe tentim vrasje ndaj nënës së tij.

https://www.facebook.com/share/p/182z5cZgUp/

Po gjatë ditës, Peja në Fokus raportoi për pesë viktima në aksidente trafiku brenda 23 ditësh në rajonin e Pejës dhe zonat përreth.

https://www.facebook.com/share/p/1Gu9rdYQta/

Banorët e Lugut të Leshanit shënuan ditën e shtatë të protestës së tyre, duke vazhduar kërkesat e tyre për zgjidhje infrastrukturore.

https://www.facebook.com/share/p/1PQTHHgQmZ/

Ndërmarrja “Hidrodrini” shpalli konkursin për sekretar të ri të saj.

https://www.facebook.com/share/p/1Hytx1GLML/

Në Pejë rinisën punimet për vazhdimin e projektit në sheshin “Haxhi Zeka”.

https://www.facebook.com/share/p/19nVyTnhsC/

Më vonë gjatë ditës, u raportua se kishte ndërruar jetë vajza, krevatit të së cilës dyshohet se i ishte vënë flaka nga vëllai i saj në Potërq të Klinës.

https://www.facebook.com/share/p/1FNyQ1opVD/

Një ankesë e një klienti në Pejë përfundoi me masë disiplinore ndaj një punonjëseje të Telkos.

https://www.facebook.com/share/p/17uVq5vjUe/

Një prokuror nga Peja u propozua për avancim në Zyrën e Kryeprokurorit.

https://www.facebook.com/share/p/1K9E9BLp8i/

Në kuadër të rubrikave tona historike, 7 Shtatori u trajtua nga këndvështrimi i historisë së Kosovës dhe lidhjes së saj me një nga lagjet e mëdha të Pejës.

https://www.facebook.com/share/p/1ZTkNfeNgX/


E MARTË NË FOKUS

Disa fshatra të Deçanit dhe Junikut mbetën pa energji elektrike për shkak të punimeve në rrjet.

https://www.facebook.com/share/p/1BnEz3PCXt/

Një person u arrestua në Lybeniq të Pejës, pasi dyshohet se në gjendje të dehur, derisa po drejtonte automjetin, u ndalua nga Policia dhe gjatë shqiptimit të gjobës kanosi një zyrtar policor.

https://www.facebook.com/share/p/1H2Qmi1ys8/

Peja në Fokus solli raportin e ditëve të fundit mbi dhunën në familje, ku një grua viktimë e kësaj vepre kishte humbur jetën.

https://www.facebook.com/share/p/1bgv833kyS/

Lindjet ishin një tjetër nga temat e raportuara. Të martën raportuam për numrin e lindjeve të regjistruara të hënën, me javën që kishte nisur me tri vajza të ardhura në jetë.

https://www.facebook.com/share/p/1BZa73TNTw/

Banorët e Lugut të Leshanit shënuan ditën e tetë të protestës. Gjatë protestës pati përballje me Njësitet Speciale të Policisë, ndërsa ngjarja rezultoi me tre persona të ndaluar.

https://www.facebook.com/share/v/1Ld9FTLBnU/

Shkolla “28 Nëntori” në Raushiq reagoi lidhur me mungesat e nxënësve në ditët e para të vitit të ri shkollor.

https://www.facebook.com/share/p/1HQsTuW1K9/

Në Deçan u njoftua se kishin arritur ditarët shkollorë dhe kishte nisur shpërndarja e tyre nëpër shkolla.

https://www.facebook.com/share/p/1FgN5eZiff/

“Hidrodrini” dhe KFOR-i njoftuan se kanë rikonfirmuar bashkëpunimin mes tyre në të mirën publike.

https://www.facebook.com/share/p/1HLPS4g2zc/

Kërkohet distancim nga Muhaxheri pas ceremonisë për Mlladiqin.

https://www.facebook.com/share/p/1Hx2V6e4XN/


E MËRKURË NË FOKUS

Për shkak të punimeve për pastrimin e rezervuarit, të mërkurën pati ndërprerje të furnizimit me ujë në Tikvesh të Klinës, nga ora 09:00 deri rreth orës 14:00.

https://www.facebook.com/share/p/19QfHiqVjy/

Shkolla fillore “Tetë Marsi” në Pejë njoftoi me dhimbje për ndarjen nga jeta të ish-mësimdhënëses Shefakate Vokshi Begolli.

https://www.facebook.com/share/p/1F9nxUFmeT/

Gjendja e shtyllave të ndriçimit publik në Pejë u bë sërish temë raportimi. Njëra prej shtyllave në qendër të qytetit dukej se mbahej vetëm nga pemët apo kabllot.

https://www.facebook.com/share/p/1bTcP72PCR/

Disa fshatra të Pejës mbetën pa energji elektrike për rreth pesë orë.

https://www.facebook.com/share/p/19XR8YxcQ3/

Një 82-vjeçare u lirua në gjendje të mirë pas një operimi kompleks.

https://www.facebook.com/share/p/1GFjJT3fUG/

Po atë ditë, qendra e Pejës dhe një pjesë e konsiderueshme e territorit të komunës mbetën pa energji elektrike, pa paralajmërim paraprak.

https://www.facebook.com/share/p/1DtVQoa883/

Ndërkohë, Gjykata Themelore në Pejë i caktoi një muaj paraburgim B.Z., i dyshuar për vrasje të rëndë dhe vrasje të rëndë të mbetur në tentativë. Rasti kishte ndodhur më 6 shtator në Potërq të Klinës, ku i dyshuari dyshohet se u kishte shkaktuar lëndime të rënda motrës dhe nënës së tij. Motra më pas kishte ndërruar jetë.

https://www.facebook.com/share/p/1BjrrBknCG/

Pas një karriere të gjatë profesionale në arsim, drejtori i SHMU “Smajl Hajdari” në Pejë, Zekë Muqkurtaj, u pensionua.

https://www.facebook.com/share/p/1DPCe81F5e/

Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) ripërtëriu licencën e shërbimit për KRU “Hidrodrini” Sh.A. – Pejë, për periudhën 11 shtator 2026 – 10 shtator 2031.

https://www.facebook.com/share/p/1TUWZGmbWS/

Në qendër të Pejës, te lokacioni i njohur si “Tuneli”, u vendos “Ora e Pritjes”, në shenjë solidarizimi me krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

https://www.facebook.com/share/p/18G4a31BS1/


E ENJTE NË FOKUS

Disa zona të qytetit dhe rrethinës së Pejës, si dhe zona të Rugovës, mbetën për rreth tetë orë pa energji elektrike.

https://www.facebook.com/share/p/1DCeWdA7UR/

Në Pejë u raportua për zhdukjen e një personi, duke shënuar rastin e tretë të raportimeve për persona të zhdukur në qytet.

https://www.facebook.com/share/p/14kwVwV4LcZ/

Në një tjetër raportim me interes publik, u trajtua çështja e miliona eurove detyrime të papaguara ndaj katër komunave të rajonit të Pejës.

https://www.facebook.com/share/p/1CkS6AoFhw/

Gjendja e rënduar e shtyllave të ndriçimit publik u evidentua edhe në rrugën kryesore në Ozdrim të Pejës, si një tjetër rast i raportuar në kuadër të mungesës së mirëmbajtjes.

https://www.facebook.com/share/p/1FGRU8pdGS/

Peja dhe Plava nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim ndërkufitar, me financim nga Bashkimi Evropian, për realizimin e projektit “Pazar Point”.

https://www.facebook.com/share/p/18Vx9BZ7FX/

Policia në Pejë sekuestroi gjashtë motoçikleta për kundërvajtje në trafik, në kuadër të planit operativ “Siguria në shkolla”.

https://www.facebook.com/share/p/1ZfDu3hNyt/


E PREMTE NË FOKUS

Rreth 13 fshatra të Klinës mbetën për disa orë pa energji elektrike.

https://www.facebook.com/share/p/1M8wtpcGZv/

Një grua në Pejë u ndalua nga Policia pasi kishte dalë nga shtëpia me thikë.

https://www.facebook.com/share/p/1Dc1NeRHRw/

11 Shtatori u përkujtua edhe në Pejë. Pranë Urës së Gurit ruhet një copëz e Kullave Binjake, duke e lidhur edhe qytetin tonë me kujtesën e 11 Shtatorit.

https://www.facebook.com/share/p/1DFHYomrNx/

Një aksident i ndodhur në prag të mesditës në rrugën “Adem Jashari” në Pejë rezultoi me një person të lënduar.

https://www.facebook.com/share/p/19QsLBd4z9/

Xhematlinjtë në xhamitë e Komunës së Pejës iu përgjigjën thirrjes për të kontribuar në restaurimin e Xhamisë së Shtypeqit të Vogël në Rugovë, projekt për të cilin është thënë se kushton rreth 300 mijë euro.

Aksidenti në Klinë, ku u përfshinë një autoambulancë dhe një veturë, bëri që katër persona të përfundonin në spitalin e Pejës.

https://www.facebook.com/share/p/1FUYASZGao/

Në Pejë promovohet libri që sjell të dhëna për shëndetin e 2,744 nxënësve të Pejës
https://www.facebook.com/share/p/1914BEbhvy/


NJË JAVË ME SHUMË NGJARJE, NJË QYTET QË VAZHDON TË FLET

Nga ngjarjet tragjike dhe rastet policore, te protestat, infrastruktura, arsimi, energjia elektrike, uji, shëndetësia, vendimet institucionale, historia dhe zhvillimet ndërkufitare, java solli një numër të madh temash që prekën drejtpërdrejt Pejën dhe rajonin.

Këto ishin ngjarjet dhe raportimet që shënuan pesë ditët e javës në “Ju flet Peja”.

Peja në Fokus vazhdon të jetë aty ku ndodh ngjarja, për ta sjellë atë te ju – të konfirmuar, të qartë dhe nga këndvështrimi i qytetarëve./Pejanefokus.net/Ju flet Peja/

LEXO EDHE: