Shpëtohen mbi 40 trofta në Lumbardh

Punimet për veshjen me gur të murit të Lumbardhit kanë nxitur reagimin e ambientalistit Lulzim Murati, i cili ka ndërhyrë për të shpëtuar mbi 40 trofta autoktone që, sipas tij, rrezikonin të mbuloheshin nga gurët.

“Me gur, i japim forcë dhe jetë Lumbardhit! – Po vazhdojnë punimet për veshjen me gur të murit të Lumbardhit”- shkroi në një video-postim në Faccebook, faqja e drejtorisë së shërbimeve publike, të Komunës së Pejës, ditë më parë, e cila dëshiroi të tregonte se po punohet në murrosjen e lumit.

Por, nga ana tjetër, ambientalisti i njohur Lulzim Murati kishte vërejtur një gjë që, sipas tij, po e rëndonte jetën e gjallesave në këtë lum.

Ai doli për të shpëtuar disa prej tyre.

“Sot nuk shpëtuam vetëm peshq, shpëtuam jetë.”- shkroi Murati duke bërë të ditur se: “Mbi 40 trofta autoktone rrezikonin të mbuloheshin nga gurët gjatë punimeve”.

Sipas tij: “Puntorët nuk e dinin se aty kishte jetë nën ujë, por ne e pamë dhe ndërhymë”.

Murati bëri një thirrje: “Puna duhet bërë, por natyra nuk duhet harruar”.

Ndryshe, Murati dikur njihej edhe si vullnetar i faunës, teksa deklaroi se ai është aty ku ka nevojë.

“Sepse edhe një peshk i shpëtuar është një jetë e fituar”- shton ai.

Ndryshe, pas këtij veprimi konkret human të Muratit, nuk u pa ndonjë reagim ose masë e ndërmarrë nga Komuna e Pejës. /Pejanefokus.net/Ju flet Peja/

LEXO EDHE: