Komuna e Pejës do të ketë në dispozicion 44,119,678 euro për vitin 2027, pasi Kuvendi Komunal miratoi sot buxhetin për vitin e ardhshëm.
Nga kjo shumë, 21.48 milionë euro janë paraparë për paga dhe mëditje, ndërsa 14.56 milionë euro për shpenzime kapitale.
Për mallra dhe shërbime janë planifikuar 4.98 milionë euro, për subvencione dhe transfere 1.93 milionë euro, ndërsa për shpenzime komunale 1.15 milionë euro.
Kështu, sipas planifikimit, për paga dhe mëditje janë paraparë rreth 6.9 milionë euro më shumë sesa për investime kapitale.
Buxheti prej mbi 44 milionë eurosh u miratua me 18 vota pro, ndërsa 29 asamblistë ishin të pranishëm në momentin e votimit./Pejanefokus.net/Ju flet Peja/
