Muaji i Ramazanit sjell ndryshime në rutinën e përditshme, prandaj kujdesi për shëndetin është i rëndësishëm.
IKSHPK këshillon: “Hani një dietë të balancuar dhe qëndroni të hidratuar. Pini mjaftueshëm ujë dhe shmangni pijet me sheqer ose kafeinë.”
Për iftar, filloni me hurma, ujë, perime, drithëra integrale dhe proteina të lehta. Për syfyr, zgjidhni bukë integrale, produkte bulmeti, vezë dhe yndyra të shëndetshme si avokado. Shmangni ushqimet e skuqura, të yndyrshme dhe ëmbëlsirat e tepërta.
“Hani ngadalë dhe shmangni ushqimet e skuqura dhe të përpunuara.” – IKSHPK
Personat me diabet tip 1 zakonisht nuk duhet të agjërojnë, ndërsa personat me diabet tip 2 ose hipertension mund të agjërojnë me lejen e mjekut. Nënat shtatzëna ose ato që ushqejnë me gji duhet të konsultohen me profesionistët shëndetësor.
Ecja e mbrëmjes dhe gatimi i shëndetshëm ndihmojnë trupin të qëndrojë energjik gjatë gjithë muaji./Pejanefokus.net./N’Fokus+/
