Ndërron jetë profesori i njohur i Gjimnazit ‘Bedri Pejani’ në Pejë

Në moshën 68-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë, profesori i njohur i Kimisë në Gjimnazin ‘Bedri Pejani’, Sadik Berisha, është ndarë nga jeta, duke lënë një boshllëk të madh në komunitetin arsimor dhe në familjen e tij.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar djali, Dr. Korab Berisha, i cili ka njoftuar edhe për procedurat mortore: “Mbledhja komemorative do të mbahet në ora 12:00 në Asamblenë Komunale të Pejës, ndërsa varrimi i të ndjerit bëhet nesër në ora 15:00, në varrezat e qytetit të Pejës.”

Prof. Sadik Berisha ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për dekada në edukimin dhe formimin e shumë gjeneratave në lëndën e Kimisë. – Ai ishte një figurë e respektuar në arsim dhe jetën publike, duke lënë gjurmë të pashlyeshme tek kolegët dhe nxënësit e tij.

Përveç punës së tij, profesori do të kujtohet si bashkëshort i dashur, baba i përkushtuar dhe gjysh i mrekullueshëm, i cili la pas kujtime të paharrueshme dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm në familje dhe komunitet./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: