Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare veteranja e arsimit shqip, Zyrafete Bujupi Hasku.
Varrimi i saj bëhet sot, më 24 shkurt, në ora 16:00, në varrezat e qytetit në Pejë.
Lajmi u bë i ditur nga djali i saj, muzikanti pejan Gëzim Hasku.
E ndjera i kushtoi jetën arsimit, duke punuar nga viti 1963 në Tutin, më pas në Kijevë e Budisalc, ndërsa rreth 20 vite shërbeu në Shkollën Fillore Shkolla Fillore “Lidhja e Prizrenit” në Pejë.
Ajo u dallua për përkushtim dhe dashuri ndaj nxënësve, duke lënë gjurmë në breza të tërë.
Zyrafete Bujupi Hasku do të kujtohet si mësuese me mision dhe figurë e respektuar e arsimit, që jetën ia kushtoi dijes dhe edukimit të brezave në Pejë dhe më gjerë./Pejanefokus.net.
