Sot shënohet 7 Marsi – Dita e Mësuesit, që lidhet me hapjen e shkollës së parë shqipe më 1887 në Korçë, një moment i rëndësishëm në historinë e arsimit dhe identitetit kombëtar.
Edhe Peja ka një pjesë të kësaj historie. Në shekullin XIX në qytet u hap objekti i parë i shkollës shqipe, i njohur si “Shkolla e Vogël”, i cili u restaurua gjatë vitit 2024.

Foto-materiale ekskluzive të marra nga objekti muze i Mësonjëtores së parë shqipe në qytetin e Korçës./Pejanefokus.net/N’Fokus+/
