Një person i moshës madhore raportohet se është kapur në një prej moteleve në periferi të Komunës së Istogut, me një të mitur, e cila thuhet se është e moshës rreth 12-13 vjeçare.
Lidhur me rastin, portali Peja në Fokus ka pranuar një njoftim zyrtar në të cilin bëhet e ditur një rast dhunimi në territorin e Istogut:
“DHUNIM Istog / 29.01.2026 – 14:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” – thotë Policia e Kosovës, në njoftimin e saj./Pejanefokus.net.
